Specialist / Senior Specialist in Cards Department
Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:
Specialist / Specialist i lartë në Departamentin e Kartave
Përshkrimi i punës:
Specialist / Specialist i lartë është përgjegjës për:
- Mbështetje për aktivitetet e përditshme të Departamentit të Kartave, problemet me klientët dhe rrjetin e degëve.
- Menaxhimi i Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për aktivitetin e Fibank Issuing & Acquiring
- Menaxhimi i llogarive të kleringut dhe shlyerjes
- Menaxhimi i mjeteve të Fibank dhe VISA/MasterCard për parandalimin e mashtrimit në Departamentin e Kartave.
- Menaxhimi dhe kontrolli i faturave mujore, marrëdhëniet me palët e treta
- Përgatitjen dhe shperndarjen e zarfave te personalizuar dhe PIN.
- Marrjen pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin ose përmirësimin e produkteve të kartave.
- Ndjekjen e rregulloreve nga VISA, MasterCard, Banka e Shqipërisë ose organe të tjera qeveritare që lidhen me aktivitetet e kartave.
Kompetencat / Aftësitë:
- Diplomë universitare në Informatikë Biznesi, Financë, Bankë ose diplomë ekuivalente
- Aftësi të mira të analizës dhe nxjerrjes së të dhënave.
- Minimisht 2 vjet në Financë, Bankë, ose punë që lidhen me analitikë.
- Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze, të shkruar dhe të folur, kompjuter, softuer zyre dhe analitike.
- Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar dhe përshtatur shpejt me ekipin.
- Njohuri mbi teknologjinë/IT dhe/ose njohuri per pagesat me kartë janë bonus.
- Eksperienca e mëparshme në Bankë konsiderohet si bonus.
Ne ofrojmë:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
- Paketë financiare konkurruese.
- Mundësi trajnimi.
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV të përditësuar në Anglisht
- Lëtër aplikimi
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqenwww.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al & e.xhina@fibank.al brenda datës 02.05.2025.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.