Custody Service
Shërbimet e Kujdestarisë perfshijne sherbimet si me poshte: hapja dhe mirëmbajtja e llogarive për instrumentet financiare, dhënia e dokumenteve të certifikimit mbajtësve të instrumenteve financiare, transferimi i instrumenteve financiare etj.
FIBank eshte licencuar:
1. Kujdestar i Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 94 të datës 29/09/2010 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë aktivitet përfshihen:
- Hapja e llogarisë së klientit për Letrat me Vlere te Qeverise Shqiptare në Regjistrin FIBank pranë Depozitarit Qendror në Bankën e Shqipërisë;
- Mirëmbajtja dhe ruajtja e Letrave me Vlerë të Qeverisë në emër të klientëve të saj në një mënyrë që në çdo kohë ka dhënë detaje të plota lidhur me pronësinë e letrave me vlerë të qeverisë dhe kufizimet e të drejtave pronësore mbi këto letra;
- Lëshimi i certifikatave të pronësisë;
- Funksione të tjera që lidhen me funksionin e kujdestarit
- Transferimin e kujdestarise nga/te nje banke tjeter kujdestare
- Sigurimi i konfidencialitetit të të dhënave për letrat me vlerë në emër të klientëve të saj, përveç nëse parashikohet ndryshe me dispozitat ligjore në fuqi
- Shërbimet lidhur me blerjen dhe shitjen
2. Kujdestar i Obligacioneve te Shoqerive Aksionare dhe te Qeverise Vendore me Vendimin nr 160 date 23.12.2014 nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në këtë aktivitet përfshihen:
- Hapja e llogarisë së klientit për Obligacionet e Shoqerive Aksionare dhe te Qeverise Vendore në Regjistrin FIBank;
- Mirembajtja dhe ruajtja e Obligacioneve te Shoqerive Aksionare dhe te Qeverise Vendore ne regjistrin FIBank;
- Kryerjen e secilit prej transaksioneve me titujt (obligacionet) per llogari te mbajtesit te tyre sipas ligjit dhe/ose kesaj kontratave ne fuqi
- Shërbime të tjera, të lidhura me titujt, si shlyerja e transkasioneve per titujt, kryerja e pagesave nga emetuesi per llogari te shlyerjes se obligacioneve;