Cash-in ATMs
Deposit at Fibank ATM with cards issued by Fibank
Ju mund të depozitoni fonde cash në kartën tuaj të kreditit ose debitit në ATM-të e Fibank me modul depozitimi.
Ne ju ofrojmë një mundësi tjetër për të menaxhuar fondet tuaja shpejt dhe lehtë.
Me shërbimin e ri të Cash In, ju mund të depozitoni cash në ATM-të Fibank, pavarësisht orarit zyrtar të bankës.
Si kryhet depozitimi në ATM (I thjeshte, njesoj sikurse edhe terheq)
1. Vendos kartën dhe zgjidh menun e gjuhës
2. Kliko opsionin depozito
3. Zgjidh në cilën monedhë do të depozitosh
4. Vendos kartmonedhat sipas figures së mëposhtme
5. Konfirmo
Konfirmo vlerën e depozituar dhe merrni karten tuaj.
Depozito me kartën e debitit:
ATM-të me modul depozitimi te Fibank, ofrojnë mundesinë e depozitimit të fondeve nëpërmjet kartes së debitit.
- Ju mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të debitit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju edhe pas orarit zyrtar të degës.
- Ju depozitoni ne ATM pa asnjë komision.
- Cdo depozitim fondesh në ATM me kartën e debitit bëhet i disponueshëm për përdorim te klientit disa minuta pas depozitimit.
- Depozitimet për qëllim shlyerje detyrimi duhet të bëhen 1 ditë pune para datës së këstit të kredisë. *Këto depozitime nuk do të quhen pagese kësti kredie në të njëjtën ditë pune, ato do konsiderohen si pagesa ditën e nesërme të punës.!
ATM-të e reja Fibank, ofrojnë funksionin e depozitimit të fondeve nëpërmjet kartes së kreditit.
- Ju mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të kreditit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju edhe pas orarit zyrtar të degës.
- Ju depozitoni ne ATM pa asnje komision.
- Cdo depozitim fondesh në ATM që mund të kryeni me kartën tuaj të kreditit bëhet i disponueshëm menjëherë për përdorim dhe ju mund të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane, pagesa online, etj.
- Fondet e aprovuara do të jenë të vlefshme menjëherë për tu perdorur në kartë, ndërkohe në llogari kontabilizohen ditën pasardhëse të punës.
- Ju mund të shlyeni detyrimet e kartës suaj të kreditit
*Për shlyerjen në kohë të detyrimeve të kartës suaj, është e nevojshme që të depozitoni sasinë e parave në ATM brenda datës së detyrimit minimal të përcaktuar në faturen mujore (jo më vonë se ora 19:00 PM).
Në ATM, mund të depozitoni prerjet e mëposhtme pavarsisht se karta juaj e kreditit mund të jetë në (EUR, USD ose LEK):
Pranohen kartmonedha:
500 ALL | 5 EUR |
---|---|
1000 ALL | 10 EUR |
2000 ALL | 20 EUR |
5000 ALL | 50 EUR |
10000 ALL | 100 EUR |
200 EUR |
KUJDES!
- Numri maksimal i kartëmonedhave që mund të depozitohen është 50.
- Kartëmonedhat e falsifikuara mbahen nga ATM, mesazhi përkates do të shfaqet në ekran.
- Kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara mbahen nga ATM për investigime të mëtejshme.
- ATM nuk pranon kartëmonedha të grisura, të ngjyrosura, të dëmtuara ose të palosura.
- ATM nuk pranon monedha metalike.
Rrjeti ATM-ve me depozitim
- Tiranë - Concord Shopping Center Rr.5 Maji,
- Tiranë - Blv.Dëshmorët e Kombit, Twin Towers ,Lobby
- Tiranë - Teodor Keko, Unaza e Re, Tirana 2
- Tiranë - Komuna e Parisit, Kristal Center
- Tiranë - Rr.Kavajes, Condor Center, Lagjia 7
- Tiranë - East Bus Terminal
- Tiranë - Blv.Deshmoret e Kombit, Twin Towers (Jasht Degës)
- Tiranë - Bulevardi Zogu i Parë
- Tiranë - Rr.Kavajes. nr.122/1, në krahë të poliambulancës “At Luigji Monti”
- Tiranë - QTU
- Durrës - Lagjia 14, Qendra Blue Star
- Durrës - Rr. Egnatia, Lagjia nr. 3, Pallati 980
- Lezhe - Lagjia Skenderbeg, Rr. H. Ali Ulqinaku
- Lushnje - Lushnje 9001, Lagjia Clirim, Ish Hotel Myzeqeja
- Berat - Rr.Antipatrea, pranë Gjykatës Berat
- Sarandë - Rruga Onhezmi 18 , Sarandë
- Shkodër - Dega Shkodër, Rruga Studenti, pranë Radio Shkodra, Sheshi Demokracia
- Elbasan Dega Elbasan, Rr. 11 Nëntori, Lagjia Qemal Stafa
- Fier - Dega Fier, Lagjia Apollonina, Rr. Jakov Xoxa, ish biblioteka
- Vlorë - Dega Vlorë, Kompleksi i ri, Rr. Sadik Zotaj Godina 6-katëshe tek ish-fabrika e orizit
- Korçë - Dega Korçë, Rr. Midhi Kostani Kompleksi City Center, Kati i parë