Pa komision mirembajtje
Tarifa preferenciale per transaksionet
Transferta ne Leke dhe monedhe te huaj
Platforma dixhitale
Platforma dixhitale Fibank është shërbimi elektronik bankar i ofruar nga Fibank Albania, përmes të cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur telefonin, kompjuterin ose tabletin. Ju mund të kontrolloni llogaritë, kursimet dhe kreditë në kohë reale, ose të transferoni para kundrejt llogarive në Fibank, në bankat e tjera në Shqipëri ose jashtë vendit: transferta, pagesa të faturave utilitare, pagesa/rimbushje të kartës së kreditit dhe më shumë:
- Te gjitha veprimet bankare në dorën tuaj.
- Vetëshërbim nga klienti.
- I lehtë për t’u përdorur. (Identifikim me shenjë gishtërinjsh/fytyrë)
- Mesatarisht i thjeshtë në regjistrim.
- Shumë i lehtë në aksesim.
- Menu e thjeshtë për t’u përdorur. Mund të përdoret edhe nga fëmijët.
- Plotësisht i sigurtë për të kryer transaksione: - (Identifikim me shenjë gishtërinjsh/fytyre) ose kod PIN.
- I disponueshem në çdo moment; 24 orë në 7 ditë të javës.
- Llogaritë – Pasqyre të llogarisë, dhe të dhëna mbi llogaritë. Emërtim të llogarive sipas dëshirës, për shëmbull «Paga».
- Transferta:
- Ndërmjet llogarive të klientit;
- Tek klientë të tjerë brënda Fibank;
- Transferta në LEK brënda Shqipërisë;
- Transferta në SWIFT në EURO, USD, etj;
- Model të gatshëm për transfertat. Një klikim dhe kryen transfertën;
- Kartat e Debitit => Limitet, transaksionet, statusin (aktiv apo i bllokuar etj).
- Detyrimet e mia => Pagese te kestit me nje klikim.
- Sherbime utilitare => OSHEE, Albtelekom, Abcom etj.
Je klient i ri në platformën dixhitale?
Hapat që duhet të ndjekësh:
- Shkarko aplikacionin Fibank Mobile në Google PlayStore ose App Store.
- Në faqen kryesore kliko butonin “Fillo” për të filluar regjistrimin. Zgjidh një emer përdoruesi dhe fjalëkalim sipas deshirës. Plotëso të dhënat e regjistrimit me të dhënat personale, mos harro të vendosesh adresën e e-mailit dhe numrin e celularit.
- Në kutinë tënde postare do të vijë një e-mail konfirmimi (një kod); këtë kod duhet t’ia japësh bankierit personal. Paraqitu në degën më të afërt Fibank për të përfunduar regjistrimin.
- Në degë bankieri personal do të kërkoje të nënshkruash dokumentat përkatëse dhe do të të pajisë me një kod PIN që do të përdoret vetëm një herë.
- Rikthehu në aplikacion dhe vendos kodin PIN të dhënë nga banka.
- Më pas vendos një kod PIN 6 shifror të zgjedhur nga ty. Bëj kujdes, të jetë jo i thjeshte pasi ky është kodi yt PIN për të aksesuar aplikacionin. Gjithashtu mund të përdorësh edhe shenjën e gishtit ose identifikim me fytyrë në telefonin tuaj. (Klikoni ketu për më shumë detaje)
Je klient ekzistues në E-Banking dhe dëshiron të regjistrohesh në platformën dixhitale?
Hapat që duhet të ndjekësh:
- Shkarko aplikacionin Fibank Mobile në Google PlayStore ose App Store.
- Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” për të filluar regjistrimin.
- Vendos të njëjtin emer përdoruesi dhe fjalëkalimin që përdor për E-Banking.
- Paraqitu pranë degës më të afërt Fibank për të përfunduar regjistrimin. Në degën Fibank, bankieri personal do të të kërkojë të nënshkruash dokumentat përkatese si edhe do të të pajise me një kod PIN që do të përdoret vetëm një here. (Klikoni ketu per me shume detaje)
Tarifa mujore e shërbimit elektronik FALAS Gjenerimi i fjalekalimit të ri 1 EURO Transfertat brënda llogarive të Fibank FALAS
Limitet e transaksionit
Limiti ditor për palet e besuara, pagesat e shërbimeve utilitare dhe pagesat e buxhetit => 250,000 Lekë ose ekuivalent në monedha të tjera.
Limiti ditor për të tjerë => 250,000 Lekë ose ekuivalent në monedha të tjera.
Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” për të filluar rregjistrimin
Vendos të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim që përdor për E-banking.
Paraqituni pranë degës më të afërt Fibank për të përfunduar rregjistrimin. Në degën Fibank personeli do ju kërkojë të nënshkruani dokumentet përkatëse si edhe do ju pajisë me një kod 6-shifror PIN një përdorimësh për aplikacionin tuaj.
Për telefonat/tabletat android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta iOS mund ta shkarkojnë nga App Store.
Ne rast humbjeje të pajisjes celulare ku keni të instaluar aplikacionin Fibank Mobile, kontaktoni ne 0800 0111.
1. Hapni mobile app
2. Klikoni menunë “Konfigurime”
3. Klikoni opsionin “Ndrysho kodin PIN”
4. Vendosni PIN aktual
6. Vendosni PIN e ri dhe ta rikonfirmon