Avantazhet

Nuk aplikohet sigurim jete

Maturiteti

Deri në 30 vjet

Qëllimi

Blerja, ndërtimi, rindertimi i pronave të paluajtshme

Shuma maksimale

Deri në 80% e vlerës së tregut të pronës të vendosur si kolateral

Mortgage Loan 5 Stars


Përfitoni nga:

• Afati i ripagimit - deri në 30 vjet

• Shuma e pakufizuar e huasë dhe financimi deri në 80% e vlerës së tregut të pronës kolateral.

• Nuk aplikohet sigurim jete - jo e detyrueshme

• Pagesa në këste të barabarta mujore

• Norma interesi terheqëse me periudha fikse - deri në dy vjet

• Financimi i 100% të planit të investimit

• Kolaterali mund të jetë i ndryshëm nga plani i investimit

 


Me kredine "5 yje" mund te keni mundesine e:

• Blerja ose ndertimi i shtepise tuaj te re.

• Rindertimi i nje shtepie ekzistuese ose te nje shtepie te re.

• Rifinancimi i detyrimeve ekzistuese nga bankat e tjera

Qellimi i krediseBlerje, ndërtim, rindërtim  pasurie të paluajtshme, dyqane etj
MonedhaEUR, ALL
 
Kohezgjatja maksimale

360 muaj për blerje, ndërtim, rindërtim pasurie të paluajtshme për banim

300 muaj për blerje, ndërtim, rindërtim pasurie për qëllim invesimit

Shuma maksimale e krediseNuk ka limit
Kolaterali

Pasuri e patundshme e një ndërtese administrative ose rezidenciale, e ndodhur

në qytetet kryesore ku FIBANK është present

Pagesa
  • Këste mujore të barabarta mujore
Perdorimi i fondeve
  • Në përshtatje me planin  e investimit 
Norma vjetore interesi

Qëllimi: Blerje, ndërtim, rindërtim pasurie të paluajtshme për banim

EUR

       Periudha e parë: 

 12 muajt e parë 1.99 % fiks OSE

 24 muajt e parë 2.99 % fiks

       Periudha 2 (pjesa e mbetur):

       Euribor 12M + 2.49%, jo me pak se 4.99%

ALL

       Periudha e parë:

 12 muajt e pare 2.99% fiks OSE

 24 muajt e pare 3.99% fiks

       Periudha 2 (pjesa e mbetur): 

       TBills 12M + 1.99%, jo me pak se 3.99 %

 

Qëllimi: Blerje, ndërtim, rindërtim  pasurie për qëllime invesimi 

EUR

      Periudha e parë: 

 12 muajt e parë 2.5 % fiks OSE

 24 muajt e parë 3.5 % fiks

       Periudha 2 (pjesa e mbetur):

       Euribor 12M + 2.99%, jo më pak se 4.99%

ALL

      Periudha e parë:

 12 muajt e parë 3.5 % fiks OSE

 24 muajt e parë 4 % fiks

       Periudha 2 (pjesa e mbetur): 

       TBills 12M + 2.5%, jo me pak se 4.25 %

Shpenzime te mundshme shtese per kredine

Kostot shtesë që paguhen nga kredimarrësi të cilat nuk janë përfshirë në koston totale të kredisë:

• tarifat për noterizimin e kontratave të kredisë dhe hipotekës

• tarifat shtetërore të bllokimit të kolateraleve në favor të Bankës;

• tarifa e vlerësimit të pronës

Komision aplikimi
  •  30 Eur per kredi nen 3’000’000 ALL
  •  50 Eur per kredi mbi 3’000’000 ALL
Mbyllja e parakoheshme e krediseNe rast se huamarrësi dëshiron të ushtrojë të drejtën e tij për të shlyer para kohe një pjese ose të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së huasë, huamarrësi do të paraqese një kërkesë me shkrim ne Bankë që përmban madhësine e shumës së ripagimit dhe datën në të cilen huamarrësi dëshiron të shlyeje një shumë të tillë.
Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte
  • 2% nëse ka ngelur më shumë se 1 vit deri në maturimin e kredisë dhe
  • 1% nëse ka ngelur më pak se 1 vit deri në maturimin e kredisë.
Komision manaxhimi                            1% mbi shumën e kredisë
Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit

• zvogelimin e shumës së këstit të kredisë dhe mbajtja e të njëjtit maturitet të kredisë

• zvogëlimin i maturitetit të kredisë dhe mbajtjen e të njëtit këst kredie;

• njeëkombinim i të dy opsioneve të përshkruara me sipër.

 

 

Ju mund te aplikoni për një Kredi në Fibank nese jeni:

 

• një shtetas shqiptar

• jeni i punesuar ose i vetëpunesuar me nje xhiro vjetore jo më shumë se 14 000 000 leke

 

Nëse i plotesoni kërkesat e mësiperme dhe dëshironi të aplikoni për një kredi hipotekore në FIBANK, është e nevojshme që:

 

1. Të plotesoni formularin e aplikimit në një nga degët e FIBANK dhe të paraqesni dokumentet e kërkuara

2. Do të kryhet një vlerësim dhe  inspektim i pronës së ofruar si kolateral

 

DOKUMENTAT

Dokumentat që vertetojnë të ardhurat e huamarrësit / bashkë-huamarresit:

  • Vertetim i  të ardhurave  gjatë gjashtë muajve të fundit ose vertetim i kontributeve të sigurimeve shoqërore i gjeneruar në mënyre elektronike nga punësimi/vetëpunesimi.
  • Dokumentacion që verteton te ardhura te tjera si kontrata qeraje, të ardhura nga biznesi, etj.
  • Kopjet e kontratave të huasë, overdrafteve, si dhe vërtetim mbi detyrimin aktual nga banka të tjera.
  • Kontrata paraprake për shitjen e pasurive të paluajtshme ose preventive i punëve të rindërtimit.

 

Dokumentacioni për pasurinë e paluajtshme që do të përdoret si kolateral për kredinë:

 

1. Çertifikatë pronësie e pronës, kartel e fresket e leshuar nga ASHK dhe me date lëshimi jo më shume se 3 muaj

2. Origjina e kolateralit: Transaksioni i fundit i cili tregon transferimin e titullit të pronësisë së pronës tek pronarët ekzistues

 

Në rast se shitësi është një individ

  1. Kopjen e Pasaportës së shitësit (e vlefshme) + një kopje e çertifikatës familjare. Nëse shitësi është martuar atehere edhe një kopje të I.D. të bashkëshortit (pasaporte e vlefshme).

Në rast se shitësi është një person juridik:

  • Ekstrakt i lëshuar nga Regjistri Tregtar jo me vonë se 10 ditë kalendarike para datës së aplikimit; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Statusi i kompanisë; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Vendimi i organit kompetent të Kompanisë për hipotekimin e pasurisë dhe përfaqësuesin e nevojshëm (nëse eshte e nevojshme) personit i cili sipas rregulloreve ka të drejtë për nënshkrim.