PSD 2 Open Banking
API Portal & Third Party Providers
Direktiva PSD2 – ‘Open Banking’
Open banking lind si rezultat i Direktivës (EU) 2366/2015 (PSD2). Ky koncept ofron një mundësi për klientët individualë dhe të korporatave që të ndajnë në mënyrë të sigurt të dhënat e tyre me bankat dhe (ang. Third Party Provider - Ofruesit e Palëve të Treta) që ofrojnë shërbimet e inicimit të pagesave, sigurimin e informacionit të llogarisë dhe konfirmimin e balancës së fondeve të llogarisë. Të dhënat shkëmbehen nëpërmjet API.
Portali API per TPP
Banka e Parë e Investimeve Albania, si pjesë e përpjekjeve të saj në kuadër të PSD2, ofron:
- Një mjedis testimi i bazuar në standardet e "Berlin Group" dhe i disponueshëm për zhvilluesit dhe Ofruesit e Palëve të Treta /TPPs/, duke ofruar mundësinë e testimit të aksesit në API.
Ambienti i testimit është i disponueshëm në adresën e mëposhtme të internetit: https://psd2.sandbox.fibank.al/
Banka e Parë e Investimeve do të publikojë periodikisht informacionin statistikor për krahasimin e aksesueshmërisë së ndërfaqeve të ofruara nga Banka për përdoruesit e saj të shërbimeve të pagesave për akses të drejtpërdrejtë në llogaritë e tyre të pagesave në internet.