- Visa Debit
Monedha
ALL, EUR
Komision mirëmbajtje
Pa Komision
Terheqje nga ATM Fibank
Pa Komision
VISA Debit- Ke botën në dorën tënde!
- E merr automatikisht vetëm hap llogari rrjedhëse!
- Pa komision mirëmbajtje!
- Përdorim kudo, dyqane, internet, tërheqje ATM!
- E përshtatshme për Paypal dhe merr para menjëherë!
Visa Debit është një kartë debiti. Me të ju mund të blini dhe të bëni pagesa në më shumë se 24 milion restorante, hotele, dyqane, etj. dhe të tërhiqni para në çdo bankomat në Shqipëri dhe jashtë. Gjithashtu mund të blini ne internet tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj karte.
Me Visa Debit tërhiqni para kur të dëshironi
Nëse ju duhen para në dorë, ju mund t'i tërhiqni ato në çdo moment nga çdo ATM në të gjithë botën. Vetëm me kartën Visa Debit dhe firmën tuaj, ju mund të tërhiqni cash në rreth 250 000 zyra banke në botë.
Ju paguani çdo gjë me një kartë të vetme
Me Visa Debit ju mund të paguani për blerje të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.
Blini Online
Mund të blini online tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj pagese. Pagesa bëhet duke futur numrin e kartës, datën e skadencës dhe kodin CVV (Card Verification Value) kur faqja e kerkon. Në disa faqe të veçanta mund të kerkohet edhe ndonjë informacion tjetër shtesë. Pagesat mund të bëhen vetëm pas autentifikimit elektronik.
Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë së kartës tuaj
Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë tuaj sipas të ardhurave që ju keni ose sipas vendit ku udhëtoni më shpesh. Banka mund të hapë një llogari në Lekë ose në Euro.
Veprime të sigurta me kartën tuaj
Transaksionet me Visa Debit janë elektronikisht të sigurta në POS-e dhe ATM me autorizim 100% nga banka lëshuese. Verifikimi i kartëmbajtësit bëhet me firmë dhe me PIN. Për të mbajtur të sigurt kartën tuaj, mbajeni PIN-in sekret nga të tjerët.
Visa Debit si kartë krediti
Nëse ju merrni pagën në kartën tuaj Visa Debit, banka ju garanton lehtësira për overdraft deri në 4 paga. Kjo ju lejon qe të përdorni shuma të bankës si kredi me garanci pagën tuaj të ardhshme.
Parametrat e Kartës
Monedha | ALL, EUR |
---|---|
Vlefshmëria | 3 vjet |
Norma e interesit e llogarisë së kartës | Sipas Tarifave |
LLoji i kartës | Visa Debit |
Kartë primare | I lëshohet titullarit të llogarisë |
Kartë shtesë | I lëshohet me aprovimin e titullarit të llogarisë personave të autorizuar prej tij (familjarëve apo të afërmëve të tij) |
Kushtet që ne ofrojmë:
Lëshimi i kartës së debitit Visa Debit | Pa pagesë |
---|---|
Mirëmbajtja e llogarisë | 100 ALL / 1 EUR |
Tërheqje Cash nga bankomatet (ATM) e Fibank | Pa pagesë |
Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera në Shqipëri | 200 ALL |
Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera jashtë Shqipërisë | 2.5 % e shumës së tërhequr / minimumi 500 ALL |
Blerje në dyqane ose online(blerje në internet) | 25 ALL per blerje jashte shqiperise |
Fibank ofron FALAS kartë debiti VISA Debit me teknologjinë me chip dhe contactless
Ju mund të aplikoni për kartë debiti duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë.
E vetmja kërkesë për ju është të paraqitni një kartë identiteti.
Pas konfirmimit nga shërbimi i klientit karta juaj do të jetë gati brenda 3 ditëve punë për degët e Tiranës dhe brenda 5 ditëve punë për degët që ndodhen në rrethe, si edhe karta mund te merret brenda dites ne rast se paguhet komisioni i leshimit te kartes ekspres.
Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:
Vlefshmria e kartës së debitit është 3 vite nga momenti i aprovimit të kartës. Në pjesën e përparme të kartës mund të shikoni datën e skadencës në formatin VALID THRU 04/20. Dy numrat e parë tregojnë muajin dhe dy numrat e fundit tregojnë vitin. Shembulli më sipër tregon që karta skadon nëPrill të vitit 2020.
Para datës së skadencës së kartës , ne rast se kjo kartë ka pasur përdorim deri ne 6 muaj apo nuk është e bllokuar për arsye te ndryshme, , karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës 20 të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin
Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:
Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse keni harruar PIN-in ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank me nje mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.
- Forma e aplikimit
- ID ose Pasaportë
- Të dhëna të përgjithshme