Deposits
Depozitat në Fibank sigurohen deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë ose e kundravlera e saj në monedhë të huaj, nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave" të ndryshuar.
Për më shumë informacion drejtohuni tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave, me adresë Rruga e Elbasanit, pallati Edil – Al-it, zyra 317, Tiranë, me numër telefoni: +355 4 362 989, 347 289, faqe zyrtare web-i: www.asd.gov.al.
Mbajtësi i llogarisë, nëse dëshiron, mund ti ketë në dispozicion fondet në çdo kohë duke përfshirë edhe përfundimin e depozitës para datës së maturimit të rënë dakord në kontratë.
Kur tërheq para nga një llogari mbi një shumë të caktuar të specifikuar në Tarifën e Fibank, duhet të njoftojë paraprakisht në Bankë për ekzekutimin e operacionit dhe të njihet me tarifat e tërheqjes.