Specialist in Loan Administration Department

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

Specialist në Departamentin e Administrimit të Kredisë

Përshkrimi i punës: 

Specialist i Administrimit te Kredise është përgjegjës për:

 

  • Koordinimin, kontrollin dhe organizimin e menaxhimin e të gjitha procedurave pas miratimit të kredisë.
  • Administrimin e dokumentacionit te huasë në përputhje me rregulloret e BSH-së dhe rregulloret e brendshme të Bankës.
  • Të disbursojë dhe të ekzekutojë në sistemin e Bankës për çdo kredi, të gjitha ndryshimet e miratuara nga autoritetet përkatëse.
  • Përgatit raporte për Bordin Drejtues, BSH-në dhe të tjerë.
  • Raportet periodike në lidhje me aktivitetet e Bankës.
  • Mirëmbajtjen dhe zbatimin e kuadrit rregullator bankar.
  • Lehtësimi i punës operacionale në lidhje me degët e Fibank, analizimi i kërkesave të biznesit për përmirësime dhe zhvillime në sistemin bankar bazë dhe testimi i të gjitha ndryshimeve të kërkuara.

 Kompetencat / Aftësitë:

Diplomë universitare në ekonomi ose degë te tjera te ngjashme.

  • Aftësitë financiare, kontabilitetit dhe informatikës janë të preferueshme.
  • Eksperiencë minimale dyvjeçare në sektorin bankar.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese, punë të mirë ekipore, aftësi të forta prezantuese, të jetë nxënës i shpejtë dhe i aftë të përshtatet shpejt me një mjedis të ri dhe dinamik.
  • Njohuri shumë të mira pune të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
  • Aftësi të forta analitike.

 

Ne ofrojme:

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

  • CV të përditësuar në Anglisht
  • Lëtër aplikimi

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al & s.kotonika@fibank.al brenda datës 30.04.2025.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.