Senior Personal Banker with Loan Concentration in Saranda Agency

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Specialist i Lartë me Përqëndrim Kredie në Agjencinë Sarandë

 

Përshkrimi i punës: 

 

Specialist i Lartë me Përqëndrim Kredie është përgjegjës për:

 

  • Asistimi i klientit për të përdorur të gjitha produktet dhe shërbimet që Banka ofron për klientët e biznesit.
  • Gjenerimi i shitjeve të reja dhe rritja e vëllimit të portofolit të huazimit për biznesin dhe klientët individualë.
  • Përgatitja e aplikimit për hua dhe analiza financiare.

 

Kompetencat / Aftësitë:

 

  • Diplomë universitare në Ekonomi.
  • Prioritet eksperienca e mëparëshme bankare në fushën e kredidhënies.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese, te punojë mirë në grup, aftësi të forta prezantuese, të përvetësojë shpejt njohuritë dhe të jetë i aftë të përshtatet në një mjedis të ri dhe dinamik;
  • Njohuri shumë të mira pune të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.

Ne ofrojme:

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV të përditësuar në Anglisht
  • Lëtër aplikimi

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, neni 12-17, informacioni personal i depozituar për aplikimin për punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al & h.kasemi@fibank.al brenda datës 06.05.2025.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.