Monedha

LEK, EUR, USD

Afati

Maksimumi 12 muaj

Shuma minimale

Nuk kërkohet shumë minimale për hapjen e depozitës


Përfitoni nga:

Fibank ofron një produkt të ri dhe inovativ për pensionistët – "Kursimet e Viteve të Arta". Ky produkt është menduar posaçërisht për ju pensionistë që të mbani dhe rrisni kursimet tuaja në mënyrë fleksibel dhe të sigurt. 

 

Kush mund ta përfitojë këtë depozitë?

1. Pensionistë të rinj – jo klientë të Fibank, që zgjedhin të depozitojnë kursimet tek Fibank

2. Pensionistë, klientë ekzistues të Fibank – oferta është e vlefshme vetëm për fonde të reja dhe jo transferime nga një produkt ekzistues depozite tek produkti "Kursimet e Viteve të Arta".

 

Karakterstikat e depozitës:

  • Monedhat: LEK, EUR, USD
  • Afati: 12 muaj
  • Norma e interesit: 3 % në LEK, 3% në EUR si dhe 3% në USD
  • Interesi është fiks për të gjithë periudhën
  • Depozita mund të tërhiqet pjesërisht apo të mbyllet në çdo kohë, para afatit të maturimit, pa humbur interesat e grumbulluara deri në atë ditë
  • Ju mund të shtoni principalin e depozitës në çdo kohë. Shuma e shtuar përfiton përqindje të njëjtë interesi me depozitën
  • Në datën e maturimit, depozita rinovohet në një depozitë 1 mujore “Vitet e Arta” 
  • Nuk ka shumë minimale për hapjen e depozitës
  • Ju mund të veproni nga çdo degë e FIBANK

Shënim:

Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

 

 

 

 

 


Cilat janë përfitimet e klientit?

  • Nuk kërkohet shumë minimale për hapjen e llogarisë
  • Norma interesi konkuruese
  • Ju mund ti tërhiqni në çdo kohë para afatit të maturimit dhe nuk i humbni interesat
  • Ju mund të shtoni principalin e depozitës në çdo kohë. Shuma e shtuar përfiton përqindje të njëjtë interesi me depozitën
  • Nuk ka tarifë për hapjen dhe për mirëmbajtjen e llogarisë së depozitës


Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozitë në çdo degë Fibank.


Ju do t'ju kërkohet:

  • Të paraqisni Librezen e pensionit dhe kartën tuaj të identitetit
  • Mandatin e arkëtimit në depozitë
  • Të nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank

 

Ju mund të adresoni çdo pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege.
Do të jetë kënaqësia jonë që tju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.