Ecommerce
Oferta Jone
Fibank Albania ofron shërbimin me inovativ ecommerce. Shërbimi ynë është një platformë e besueshme dhe e thjeshtë për tu integruar. Dyqani virtual kujdeset për shporten e blerjeve ndërkohë që për pagesën kujdeset ndërfaqja e pagesës së ofruar nga Fibank.
Ne i ofrojmë tregtarit një shumëllojshmëri të mënyrave të pagesave:
- Pay by link
- Pagesa me një hap, me transaksion blerjeje.
- Pagesa me dy hapa, me autorizim paraprak dhe autorizimin final.
- Transaksione periodike.
- Transaksione rimbursimi
- Transaksione me karta të para regjistruara në platformën tonë të sigurt
Platforma jonë pranon monedha të shumta, të cilat tregtari mund ti tërheqë këto pagesa përmes një llogarie Fibank në LEK dhe/ose EUR.
Shërbimi ynë suporton:
- Autentifikimin tradicional të kartëmbajtësit përmes CVV2/CVC2 si dhe autentifikimit përmes kodit 3D Secure. Kjo ofron siguri të shtuar në procesimin e pagesave me karta dhe ul numrin e pagesave të dyshimta.
- Autentifikimi i CVV2/CVC2 (numri 3-shifror në pjesën e pasme të kartës) kryhet nga banka lëshuesi pas paraqitjes së kërkesës për autorizim nga ndërfaqja e pagesës.
- Autentifikimi i sigurisë 3D (VISA/MasterCard) kryhet nga kartat kur marrin pjesë në transaksion 3D-Secure. Në këtë rast, autentifikimi kryhet nga banka lëshuesi përmes rrjetit VISA/MasterCard.
Integrimi i shërbimit suportohet nga skuadra jonë e dedikuar dhe profesioniste.
Vizitoni një nga degët Fibank për të aplikuar për këtë shërbim!