Mundësi

Tërheqni klientë të rinj që preferojnë të paguajnë me kartë

Avantazhe

Ju shmangni tarifat për depozitimin dhe llogaritjen në një degë banke

I përshtatshëm

Aktivitetet tregtare

Metoda e aktivizimit

Në bankë

Physical POS

Fibank Albania ofron pajisjet POS më inovative në treg nga një shitës i njohur global, Ingenico.

POS-et tona, Android Axium DX8000, janë të pajisura me versionin më të fundit PCI PTS v.6.x.

Ne ofrojmë tregtarëve një shumëllojshmëri mënyrash të pagesave dhe POS-et tona mund të personalizohen për dyqanet, hotelet, restorantet, supermarketet tuaja. Përmes terminaleve POS Fibank, tregtarët mund të kryejnë pagesa me dhe pa kontakt.

Ne ofrojmë shërbimin e suportit teknik në vendndodhjen e tregtarit dhe suport nëpërmjet telefonit në një numër të dedikuar gjatë 7 ditëve të javës. Tregtarët mund të kontaktojnë në numrin +35542276777 për gjithçka.

POS-et tona suportojnë komunikimin GPRS dhe mund të instalohen në një kohë të shkurtër në vendndodhjen e tregtarit, pa ndonjë kërkesë tjetër nga ana e tregtarit.

Tregtari mund të zgjedhë të mbledhë pagesat në llogarinë e tij në Fibank në këto valuta ALL dhe/ose EUR.

Vizitoni një nga degët e Fibank për të aplikuar për këtë shërbim!