Ju keni mundësinë të realizoni:
• Blerjen e mobiljeve për shtëpinë ekzistuese ose shtëpine e re
• Blerjen e makinës së përdorur
• Trajtim mjekësor
• Rifinancimin e detyrimeve të tjera
• Borxhi ndaj palëve të treta
• Mbulimi i shpenzimeve të studimit
• Nevoja të tjera financiare
Përfitoni nga:
• Norma interesi preferenciale
• Afati i ripagimit - deri në 20 vjet
• Shuma maksimale e kredisë - deri në 15 milion lekë
• Shuma e pakufizuar e huase deri në 75% financim nga vlera e tregut të pronës.
• Nuk kërkohen kosto shtesë të sigurimit të jetës - jo e detyrueshme
• Pagesa në këste të barabarta mujore
• Nuk kërkohen dokumenta per planin e investimit per financim deri në 5 milion lekë.
Deri në 75% të vlerës së tregut të pronës të vendosur si kolateral Deri në 6 milion Leke - qëllimi i huasë duhet të specifikohet, por nuk kërkohen dokumente justifikuese Për shuma mbi 6 milion Lekë – 15 milion Lekë - dokumenta justifikues (preventiv, situacion, fatura etj) Shuma e huasë deri në 6 milion Lekë - maksimumi 180 muaj Shuma e huasë nga 5 milion Lekë - 15 milion - maksimum 240 muaj Për kredi deri në 3 000 000 Lekë, komisioni 5 000 Leke Për kredi mbi 3 000 000 Lekë, komisioni 7 000 Leke ALL • 2.99% fiks për vitin e parë dhe BThesari 12M + 2.55%, jo më pak se 4.99% për periudhën e mbetur EUR • 1.99% fiks për vitin e parë dhe Euribor 12M + 4% jo më pak se 4.99% për periudhën e mbetur Kostot shtesë që paguhen nga kredimarrësi të cilat nuk janë perfshirë në koston totale të kredisë: • tarifat për noterizimin e kontratave të kredisë dhe hipotekës • tarifat shtetërore të bllokimit të kolateraleve në favor të Bankes • tarifa e vlerësimit të pronës Për shumë kredie deri në 6 000 000 ALL: Për shumën e kredisë më shumë se 6 milion, tarifat e shlyerjes së parakohshme do të jenë: • zvogëlimin e shumës së këstit të kredisë dhe mbajtja e të njëjtit maturitet të kredisë • zvogelimin i maturitetit të kredisë dhe mbajtjen e të njëtit këst kredie; • një kombinim i të dy opsioneve të përshkruara më sipër.Shuma maksimale e kredise Shuma maksimale e kredise 15 000 000 Lekë Monedha EUR, Lekë Periudha e ripagimit Komision aplikimi Kolaterali Pasuri të paluajtshme në ndërtesë administrative ose ndërtesë banimi, të vendosura në qytetet kryesore ku është i pranishëm FIBANK Tarifa e vleresimit te pasurise Paguhet nga klienti Norma e interesit Shpenzime te mundshme shtese per kredine Mbyllja e parakoheshme e kredise Në rast se huamarrësi dëshiron të ushtrojë të drejtën e tij për të shlyer parakohe një pjesë ose të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së huase, huamarrësi do të paraqesë një kërkesë me shkrim ne Bankë që përmban madhesinë e shumës se ripagimit dhe datën në të cilën Huamarrësi dëshiron të shlyeje një shumë të tillë. Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte: Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit:
Ju mund të aplikoni për një Kredi në Fibank nëse jeni:
• një shtetas shqiptar
• jeni i punësuar ose i vetëpunësuar me një xhiro vjetore jo më shumë se 14 000 000 Lekë
Nëse i plotësoni kërkesat e mësipërme dhe dëshironi të aplikoni për një kredi hipotekore në FIBANK, është e nevojshme që:
1. Të plotësoni formularin e aplikimit në një nga deget e FIBANK dhe të paraqesni dokumentet e kërkuara
2. Do të kryhet një vlerësim dhe inspektim i pronës së ofruar si kolateral
DOKUMENTAT
Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e huamarrësit / bashkë-huamarrësit:
- Vërtetim i të ardhurave gjatë gjashtë muajve të fundit ose vërtetim i kontributeve të sigurimeve shoqërore i gjeneruar në mënyre elektronike nga punësimi/vetëpunësimi.
- Dokumentacion që vërteton të ardhura të tjera si kontrata qeraje, të ardhura nga biznesi, etj.
- Kopjet e kontratave të huasë, overdrafteve, si dhe vërtetim mbi dëtyrimin aktual nga banka të tjera.
- Dokument që justifikon qëllimin e kredisë si psh. preventiv punimesh, deklaratë borxhi, kontrata për kredi nga bankat e tjera, etj.
Dokumentacioni për pasurinë e paluajtshme që do të përdoret si kolateral për kredinë:
1. Çertifikatë pronësie e pronës, kartel e fresket e lëshuar nga ASHK dhe me datë lëshimi jo me shumë se 3 muaj
2. Origjina e kolateralit: Transaksioni i fundit i cili tregon transferimin e titullit të pronësisë së pronës tek pronarët ekzistues
Në rast se shitësi është një individ
- Kopjen e Pasaportës së shitësit (e vlefshme) + një kopje e çertifikatës familjare. Nëse shitësi është martuar ateherë edhe një kopje të I.D. të bashkëshortit (pasaporte e vlefshme).
Në rast se shitësi është një person juridik:
- Ekstrakt i lëshuar nga Regjistri Tregtar jo më vonë se 10 ditë kalendarike para datës së aplikimit; (gjeneruar nga e-Albania)
- Statusi i kompanisë; (gjeneruar nga e-Albania)
- Vendimi i organit kompetent të Kompanisë për hipotekimin e pasurisë dhe përfaqësuesin e nevojshëm (nëse është e nevojshme) personit i cili sipas Rregulloreve ka të drejtë për nënshkrim.