Government securities

Letrat me vlerë të qeveritare janë instrumente borxhi të emetuara nga Qeveria Shqiptare ose të huaja për të financuar shpenzimet qeveritare afatshkurtra dhe afatgjata. Letrat me vlerë të qeverisë u japin mbajtësve të tyre të drejtën për të marrë të ardhura në para duke si difference e vlerës nominale me cmimin e blerjes ose duke marrë një normë interesi vjetore fikse.

Në Shqipëri, Ministria e Financave, së bashku me Bankën e Shqipërisë, rregullojnë procedurën dhe kushtet nën të cilat emetohen letrat me vlerë të qeverisë të dematerializuara në tregun vendas. Transaksionet me letra me vlerë të qeverisë kryhen drejtpërdrejt në ankandet e organizuara nga Banka e Shqipërisë. Në këto ankande mund të marrin pjesë banka, institucione financiare, persona juridikë dhe individë.

Letrat me vlerë të qeverisë janë: Bonot e Thesarit dhe Obligacionet e Thesarit.

Banka e Parë e Investimeve ofron:

  • Transaksione me letra me vlerë qeveritare në tregun primar;
  • Transaksione me letra me vlerë qeveritare në tregun sekondar;
  • Transaksione me letra me vlerë qeveritare në tregun me pakicë;
  • Transaksione si ndërmjetës për letra me vlerë qeveritare;
  • Operacionet që lidhen me transferimet nën regjistrat e letrave me vlerë qeveritare;
  • Hapjen dhe mirëmbajtjen e një regjistri të ndërmjetësit të investimeve.

Dokumenta:

Kushtet dhe Termat e Përgjithshme, të zbatueshme për kontratat për shërbime dhe aktivitete investimi në instrumente financiare me klientët e Bankës së Parë të Investimeve;

  • Kontratat për ndërmjetësimin e transaksioneve me instrumente financiare;
  • Kategorizimi dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së klientit;
  • Politika për ekzekutimin e urdhrave të klientëve;
  • Urdhri për transaksione me instrumente financiare;
  • Dokumente të tjera (të disponueshme në zyrat e Bankës).

First Investment Bank, në përputhje me rregulloret në fuqi të Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për ushtrimin e aktivitetit të Ndërmjetësimit të Investimeve dhe për të mundësuar klientëve aktualë, si dhe atyre potencialë, marrjen e një vendimi të informuar për investim, ofron një përshkrim të llojeve dhe karakteristikave të instrumenteve financiare që ofrohen dhe tregtohen nga Banka, në cilësinë e saj si ndërmjetës investimesh, si dhe rreziqet përkatëse.

Në përputhje me ligjin për tregjet e kapitalit, Fibank Albania ka zbatuar Politikën e Ekzekutimit me te mire dhe të gjitha procedurat e nevojshme për të siguruar ekzekutimin ose transmetimin e urdhrave të klientëve në kushtet më të favorshme dhe mbi bazën e përpjekjeve maksimale.


Tarifat dhe komisionet zbatohen në përputhje me Kushtet e Punes te Bankës.

Risqet per transaksionet me Obligacionet Qeveritare vendase

 

 Investimi në obligacione qeveritare sjell kryesisht për investitorin rrezikun e tregut, rrezikun e likuiditetit dhe rrezikun e emetuesit.

Rreziku i tregut për obligacionet qeveritare lidhet me probabilitetin e rritjes (ndryshimit) të normave të interesit të tregut në krahasim me normën fikse të interesit të letrave me vlerë të borxhit. Në varësi të maturimit të obligacioneve qeveritare, obligacionet qeveritare afatshkurtra karakterizohen nga një rrezik më i ulët i tregut (rreziku i normës së interesit) dhe anasjelltas - obligacionet qeveritare afatgjata sjellin një rrezik më të lartë të tregut (rrezikun e normës së interesit).

 Rreziku i likuiditetit për obligacionet qeveritare është më i ulët se ai i instrumenteve të tjera financiare të borxhit, pasi tregu i obligacioneve qeveritare konsiderohet shumë likuid.

 Rreziku i emetuesit, në lidhje me obligacionet qeveritare, është më i ulët se ai i instrumenteve të tjera financiare të borxhit, pasi emetuesi, që në këtë rast është shteti, ka një rrezik më të ulët për të hasur vështirësi financiare dhe për të mos qenë në gjendje të shlyejë principalin dhe interesat e letrave me vlerë të borxhit.

 Letrat me vlerë të Qeverisë Shqiptare konsiderohen si investime me rrezikun më të ulët, pasi ato janë të emetuara dhe të garantuara nga Qeveria Shqiptare.

 

 Risqet per transaksionet në tregjet e huaja

Investimet në obligacione që tregtohen në tregje të rregulluara të huaja karakterizohen kryesisht nga rreziku i tregut, rreziku i likuiditetit, rreziku i monedhës, si dhe rreziku i emetuesit.

Rreziku i tregut për obligacionet lidhet me një ndryshim negativ të normave të interesit të tregut në krahasim me letrat me vlerë të borxhit të emetuara me norma fikse ose luhatëse interesi. Obligacionet afatshkurtra kanë një rrezik më të ulët, ndërsa ato afatgjata lidhen me një nivel më të lartë rreziku.

 Rreziku i likuiditetit për obligacionet lidhet me rrezikun e vonesës ose pamundësisë për të shitur instrumentet financiare të borxhit që mbahen nga investitori. Ky rrezik zvogëlohet nga volumi më i madh i obligacioneve që tregtohen në tregjet e huaja krahasuar me ato brenda vendit.

 Rreziku i monedhës për obligacionet varet nga lëvizja e kurseve të këmbimit.

 Rreziku i emetuesit lidhet me mundësinë që emetuesi të hasë vështirësi financiare dhe të mos jetë në gjendje të shlyejë principalin dhe interesat për huan e obligacionit.