Monedha

LEK, EUR, USD

Afatet

3, 6 dhe 12 muaj

Shuma minimale

Nuk kërkohet shumë minimale për hapjen e depozitës

"Strategy" Deposit


Ju nuk duhet të shqetësoheni më për zhvlerësimin e monedhës në të cilën ju keni depozituar kursimet tuaja. Tani, lehtësisht ju mund të urdhëroni për të kthyer monedhën e depozitës suaj në një tjetër monedhë.


Cfarë është depozita “Strategji”?

  • Nëse ju keni një depozitë me afat në Fibank dhe ju mendoni se monedha në të cilën ju keni depozitë është duke u zhvleftësuar, ju mund të urdhëroni kthimin e të gjithë shumës së depozitës suaj në një monedhë tjetër;
  • Ju nuk humbni interesin e përfituar deri në atë moment. Interesi konvertohet së bashku me principalin në monedhën që ju keni zgjedhur;
  • Depozita ka të njëjtin afat maturimi;


Karakteristikat e Depozitës:

  • Monedha: LEK, EUR, USD
  • Shuma minimale: Nuk kërkohet shumë minimale për hapjen e depozitës;
  • Afatet: 3, 6 dhe 12 muaj;
  • Norma e interesit: E njëjtë si depozita standarde për periudhën respektive. Për informacion të mëtejshëm mbi tarifat dhe komisionet klikoni këtu.


Shënim

Fibank nuk lëshon librezë për depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".


Pse duhet të zgjidhni depozitën "Strategji"?

  • Siguri ndaj zhvlerësimit të monedhës në të cilën është depozita;
  • Klienti nuk humbet nga konvertimi;
  • Ju mund të kërkoni konvertimin nga një monedhë në tjetrën sa herë që ju dëshironi;
  • Ne datën e maturimit interesi i kapitalizohet principalit;
  • Për depozitat në vlerë mbi një nivel të caktuar (aktualisht EUR 500 ose ekuivalentet) konvertimi bëhet me kurs preferencial. Për të gjithë shumat e tjera, kursi i këmbimit merret nga tabela e përditshme e kurseve të këmbimit;
  • Nuk ka tarife për hapjen e llogarisë dhe për mirëmbajtjen e llogarisë.


Përfitime të tjera:

  • Fondet e një depozite mund të përdoren si kolateral për kreditë;
  • Për shuma që janë mbi 7 milionë Lekë, 50,000 EUR dhe USD mund të negociohet për normën e interesit.


Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.


Do t'ju kërkohet:

  • Të paraqisni kartën tuaj të identitetit;
  • Mandatin e arkëtimit në depozitë;
  • Të nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank;
  • Autorizimi për konvertim në rast se urdhërohet një konvertim.

Ju mund te adresoni çdo pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege.
Do të jetë kënaqësia jonë që tju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.