Ria Money Transfer
Ruaj paratë tuaja në mënyrë të sigurt dhe përfitoni më shumë!
Fibank ju ofron mundësinë që të kurseni paratë e tërhequra nga Ria direkt në llogaritë e kursimit ALL/EUR/USD, duke përfituar nga interesat konkurruese.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të sigurojnë kursimet e tyre dhe njëkohësisht të rrisin vlerën e parave me norma interesi të larta.
Ria Money Transfer është një nga kompanitë më të mëdha në sherbimin e transferimit të parave ne gjithe boten. Ria është pjesë e grupit ndërkomebtar Euronet worldwide dhe ka mijëra pika në 159 vende të botës. Klientët që paraqiten në deget e Fibank për të marre ketë sherbim nuk paguajnë komisione shtesë, përvecse ato të paraqitura nga Ria.
Avantazhet e RIA:
- Rrjet i gjërë në mbarë botën.
- Transferta të shpejta të sigurta brënda pak minutash.
- Mundësi transfertash në monedha të ndryshme.
Si të dërgoni fonde me Ria:
- Paraqituni pranë degës më të afërt të Fibank me një mjet identifikimi të vlefshëm.
- Procesoni me pagesën pranë sportelit
- Merrni mandatin e firmosur së bashku me kodin PIN.
- Kodi PIN ëshë i nevojshëm për tërheqjen e fondeve nga përfituesi.
Si të tërhiqni fonde nga Ria:
- Paraqituni pranë degës më të afërt të Fibank me një mjet identifikimi të vlefshëm.
- Jepni Kodin PIN të pagesës pranë sportelit dhe procesoni me tërheqjen e fondeve.
Shërbimi i Ria Money Transfer ju ofrohet në çdo degë të FIBANK (E hënë - E premte, nga 08:30 deri 16:30).