Këshilli Drejtues

Anëtarë të Këshillit Drejtues:
 

Chavdar Zlatev

Z. Zlatev u bë pjesë e Fibank në vitin 2004 si kryespecialist në fushën e kredidhënies, pranë Departamentit të SME-ve. Më pas u emërua zëvendës drejtor i të njëjtit departament. Nga viti 2006 në 2009 ai ishte Drejtues i Degës Vitosha të Fibank. Për periudhën 2010-2011 ka qënë Drejtor i "Divizionit të Rrjetit të Degëve" dhe në fillim të 2011-tës, u emërua Drejtor i Departamentit të Korporatave. Z. Zlatev ka eksperiencë bankare edhe pranë Unibank, Maqedoni si kryespecialist në fushën e kredidhënies. Ai ka diplomë master në degën Makroekonomi, pranë Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Sofie, Bullgari.
Z. Zlatev është anëtar i Këshillit Drejtues të Fibank, Albania.
 

Nikolai Dragomiretzki 

Z. Dragomiretzki u bë pjesë e Këshillit drejtues të Fibank, Albania, në vitin 2015. Gjatë karrierës së tij në tregun bankar ka kryer funksione të ndryshme edhe në nivele drejtuese. Në vitin 1994 ka punuar Komisioner pranë "First financial brokerage house" Sofia, Bullgari. Në vitin 2001 është emëruar Drejtor i Departamentit të "Tregut Monetar", pranë "First Financial Brokerage House", Bullgari. Në vitin 2011, z. Dragomiretzki është emëruar Drejtor Ekzekutiv pranë "Ecobultech AD". Në vitin 2014 z. Dragomiretzki është emëruar Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Unibank, Maqedoni.

 

Stanimir Mutafchiev  

Z. Mutafchiev ju bashkua First Investment Bank, AD, Sofie, Bullgari në pozicionin Këshilltar ligjor, në vitin 2002 u promovua Kryekëshilltar ligjor. Përpjekjet dhe profesionalizmi i tij, u vlerësuan dhe në vitin 2003 u promovua në pozicionin e Drejtorit të departamentit ligjor. I shquar për talentin e tij në fushën ligjore, menaxheriale dhe administrative, njohje të mirë të legjislacionit ndërkombëtar, në vitin 2007- 2012, u emërua anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Unibank, Maqedoni dhe në vitin 2013 u emërua anëtar i Këshillit drejtues të Fibank, Albania.
Z.Mutafchiev ka diplomë Master në Drejtësi, pranë Universitetit "Kliment Ohridski", Sofie, Bullgari. Eshtë njohës i mirë i gjuhës angleze.

 

Ina Paskaleva 

Zj. Paskaleva është një profesioniste shumë e suksesshme, e cila i është përkushtuar mbi 20 vjet sistemit bankar dhe tregjeve financiare, duke punuar me banka prestigjioze ndërkombëtare në Shqipëri, Bullgari dhe Evropën Juglindore. Bashkëpunimi i saj me Fibank Albania nisi në vitin 2006 dhe zgjati deri në shkurt 2023, gjatë të cilës shërbeu si Drejtor i Menaxhimit të Riskut duke aplikuar ekspertizën e saj të gjerë teknike në menaxhimin e kredisë dhe riskut, tregjet e kapitalit dhe instrumentet financiare, respektimin e rregullave dhe qeverisjen korporative. Ajo ka mbaruar studimet pasuniversitare në fushën e bankës dhe financave në Universitetin e Wisconsin-it në SHBA dhe në Universitetin e Exeter-it në Mbretërinë e Bashkuar, duke i forcuar edhe më tej njohuritë e saj në këtë fushë.

Gjatë karrierës së saj, znj. Paskaleva ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në sektorin bankar ndërkombëtar, si Drejtor i Përgjithshëm i Divizionit të Menaxhimit të Kredive dhe Riskut, në Raiffeisen Bank, Shqipëri; Drejtor i Menaxhimit të Riskut në Bank of Austria (Hebros Bank AD), Sofje, Bullgari; Drejtor i Përgjithshëm në Demir Bank, Stamboll, Turqi; dhe Drejtor  i Bankingut të Korporatave në ING Bank, Sofje.

Duke filluar nga marsi 2023, znj. Paskaleva ka marrë rolin e Anëtares së Këshillit Drejtues të Bankës së Parë të Investimeve, Albania Sha., duke demonstruar më tej ekspertizën dhe angazhimin e saj në sektorin bankar.

 

Ianko Karakolev 

Z. Karakolev iu bashkua ekipit të Bankës në 1999 si kontabilist-kontrollues në Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit dhe së fundmi u bë Drejtor i Degës së Internetit. Në periudhën 2002-2007 ai u gradua nga Shefi i njësisë së Pasqyrave Financiare, Analizave dhe Buxhetimit në Zëvendës Shef i Kontabilitetit. Pas kësaj, deri në vitin 2011, ai mbante postin e Zëvendës Drejtorit të Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit. Nga viti 2011 deri në vitin 2014 ai ishte Shef Finance dhe Drejtor i Departamentit të Financave dhe Kontabilitetit dhe në periudhën 2014-2020 ishte Drejtor i Departamentit të Financave. Gjatë karrierës së tij profesionale, z. Karakolev ka marrë pjesë në menaxhimin e shumë projekteve novatore që kontribuojnë në zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe zhvillimin e bankave, si dhe në veprimet e korporatës të tilla si blerja e MKB Unionbank dhe bashkimi i tij i mëvonshëm me First Investment Banka AD. 

Përveç pozicionit të tij në Bankë, z.Karakolev është anëtar i Komitetit të Auditimit të Bankës së Parë të Investimeve - Albania Sh.a., anëtar i Bordit të Drejtorëve të Balkan Financial Services EAD dhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës të UNIBanka AD - Maqedonia e Veriut.