Karta Debiti

Pyetjet e shpeshta
Nëse karta ime ka skaduar/do të skadojë/ cfarë duhet të bëj?

Banka automatikisht riprinton kartën e kreditit që skadon, në rast se ju e keni përdorur për një periudhë deri në 6 muaj nga data e skadencës. Ose nuk ka qenë e bllokuar për ndonjë arsye të caktuar. Ju do të njoftoheni në numrin tuaj celular ose mund të paraqiteni pranë dëges / punonjësit të shërbimit.

Cfare duhet te bej kur me vjedhin karten ose portofolin ku kisha karten?

Menjëherë duhet të telefononi në një nga numrat e mëposhtëm:

  • +355 4 276 756
  • +355 4 276 753
  • +355 4 276 752
  • +38 923 293 888

Karta juaj do të bllokohet për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm. Ju duhet të paraqiteni në Bankë dhe të plotësoni një aplikim për riprintim të kartës. Karta e riprintuar do të ketë numra të rinj dhe afat skadence të re, në mënyrë që të minimizohet risku i cdo abuzimi të mundshem.

A mund të ndryshoj kodin PIN të kartës time të debitit?

Po, në cdo ATM të Fibank ju mund të ndryshoni PIN-in.

Cfarë duhet të bëj nëse ndonjë ATM mban kartën time?

Fillimisht duhet të kontrolloni se cilës banke i përket ATM-ja. Pastaj telefononi në një nga numrat e vendosur ne faqen tone dhe ndiqni udhëzimet te cilat do tju jepen.