Historiku

First Investment Bank AD, Sofie, Bullgari (Fibank) është ndër bankat më të mëdha në Bullgari me kapital vendas, e cila dita - ditës zhvillohet dhe konsolidohet si grup financiar me aktivitet bankar në Bullgari, Maqedoni, Qipro dhe Shqipëri. Fibank ka operuar në tregun shqiptar prej vitit 1999, me Degën e saj në Tiranë. Në vitin 2006, themeloi filialin "Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha (Fibank, Albania)", i cili u licensua ne korrik të vitit 2007 nga Banka e Shqipërisë dhe përthithi të gjithë aktivitetin e Bankës së Parë të Investimeve, Dega Tiranë.

Fibank Albania prezantoi:

  • Zgjerimin e rrjetit te degeve;
  • Gamë të gjërë të produkteve bankare për individë dhe korporata;

Fibank, Albania është një institucion financiar i përqëndruar në përmbushjen e kërkesave të klientëve duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë dhe të korporatave, duke ofruar cilësi dhe interesa konkurrues për të gjitha produktet dhe shërbimet bankare, nëpërmjet një stafi të dedikuar dhe profesional. Fibank, Albania është ndër pionierët në biznesin e arit të investimit dhe metaleve të tjera të çmuara, me produkte unike për tregun vendas. Fibank, Albania është bashkëkohore në teknologjinë bankare.