Drejtoria

Bozhidar Todorov - Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv

Z. Todorov ka lindur në Qershor 1974, në Sofie, Bullgari. Z. Todorov e filloi rrugën e tij profesionale në "Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në Sofie, Bullgari ku u diplomua në vitin 1997 me rezultate shumë të mira dhe ka diplomë Master ne Financë. Në vitin 1995, z.Todorov e filloi karierrën e tij në industrinë bankare dhe ka pasur një karierrë të suksesshme në këtë industri, pas një sërë pozicionesh drejtuese të mbajtura prej tij.
Në Tetor 2007, pas 12 vitesh të suksesshme eksperience bankare në Bullgari, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Fibank, Albania, pjesë e sistemit bankar në Shqipëri. Ne shkurt 2011, z. Todorov u zgjodh antar i Komitetit Ekzekutiv te Shoqatës së Bankave Shqiptare. Në Tetor 2013, u zgjodh zv.Kryetar i Keshillit Mbikqyrës MKB Union Bank ne Maqedoni dhe është Kryetar i Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Industrisë dhe Tregtisë. Në vitin 2015 është zgjedhur Antar i Bordit dhe Thesarit të FIAA.

Z.Todorov është i përqëndruar në misionin dhe strategjinë e Bankës, përcaktimin e objektivave, politikave, si dhe mbikqyrje të tyre, nxitje te komunikimit pozitiv lidhur me progresin dhe rezultatet e Bankës. Eksperienca e tij e gjatë në Shqipëri, i ka ofruar mundësinë për të kuptuar ekonominë shqiptare, legjislacionin tregëtar dhe komunitetin e biznesit. Si bankier, është ballafaquar dhe është i vetëdijshëm për problemet e hasura nga bizneset e huaja dhe vendase dhe është plotësisht i angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit shqiptar.

 

Elma Lloja - CReto & Drejtor Ekzekutiv

Znj. Elma Lloja iu bashkua Fibank Albania në vitin 2007 si Drejtuese e Departamentit të Thesarit dhe Kujdestarisë. Në dhjetor të 2013 znj.Lloja u emërua Drejtore Ekzekutive e Fibank Albania.

Ajo ka një përvojë të gjatë në sektorin bankar për më shumë se 20 vjet. Para se t'i bashkohej Fibank, Znj. Lloja ka punuar në Bankën e Kursimeve të Shqipërisë dhe më pas në Raiffeisen Bank Albania. Ajo ka fituar një përvojë të konsiderueshme në banka. Pozicioni i saj i fundit me Raiffeisen Bank ishte si Shef Tregtar për Departamentin e Thesarit.
Si Drejtuese e Departamentit të Thesarit dhe Kujdestarisë në Fibank Albania, Znj. Lloja ishte përgjegjëse për aktivitetet e Thesarit dhe për bankingun me pakicë në lidhje me produktet e depozitave dhe çmimet e tyre. Është anëtare e Komisionit të Pasurive-Detyrimeve. Znj. Lloja krijoi strukturën e re të njësisë së Kujdestarisë dhe Depozitimit në Fibank. Ajo menaxhoi procesin e plotë për marrjen e licencave në emër të bankës për të vepruar si Kujdestare e Fondit Pensional dhe Ndërmarrjeve të Investimeve Kolektive.

Si Drejtore Ekzekutive e Fibank Albania, ajo është përgjegjëse për Departamentin e Thesarit dhe Kujdestarisë, Departamentin e Rrjetit të Degëve, Departamentin e Informacionit dhe Teknologjisë, Departamentin e Kartave si dhe Departamentin e Administrimit Operativ dhe Kredi.

Tsvetan Ivanov - Drejtori Ekzekutiv dhe Drejtor i Menaxhimit të Riskut

Z. Tsvetan Ivanov u emërua Drejtor Ekzekutiv dhe Drejtor Kryesor i Menaxhimit të Riskut për Fibank Albania në shkurt 2023. 

Ai aktualisht është përgjegjës për Menaxhimin e Riskut të Kreditit, Menaxhimin e Riskut Financiar dhe Operacional si dhe Njësinë e Collection.

Z. Ivanov më parë ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Departamentit të Riskut Financiar dhe Operacional në First Investment Bank Bulgaria. Ai ka më shumë se 17 vjet përvojë në sektorin bankar, në fushat e huadhënies Retail, kreditimit të biznesit dhe menaxhimit të rrezikut, duke luajtur një rol të rëndësishëm në projekte të ndryshme të rëndësishme si pjesë e ekipit të Fibank Bulgaria duke përfshirë Rishikimin e Cilësisë së Aseteve të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane, si dhe implementimi i një sistemi të ri të miratimit të kredisë për biznes.

Z. Ivanov ka diplomë bachelor në Financë dhe master në Menaxhim Bankash.