Kartë Krediti Fibank – komoditet maksimal për çdo individ!

Fibank në bashkëpunim me VISA ofron një Kartë Krediti me zero komision për blerje në mbarë botën! Kjo kartë krediti është mjaft e dobishme dhe shërben si para xhepi ekstra me një limit deri në 25.000 EUR.

Aplikimet mund të bëhen online në faqen e internetit Fibank.al më shpejt dhe më lehtë se kurrë më parë, ose në çdo degë Fibank. Karta është gati brenda 3 ditëve nga momenti i miratimit.

“Ky është absolutisht produkti më i mirë dhe më komod për çdo kartëmbajtës në Shqipëri dhe ne jemi krenarë ta ofrojmë në Fibank, duke e këshilluar atë për të gjithë klientët tanë” – shprehet Bozhidar Todorov, Drejtor i Pergjithshëm i Fibank Albania.

Karta e Kreditit Fibank është një mjet mjaft i dobishëm për menaxhimin e parave që mund të përdoret për të paguar mallra dhe shërbime, duke kryer pagesa pa kontakt në dyqane, hotele, restorante, agjenci udhëtimesh etj. Mund të lëshohet në tre monedha: LEK, EUR, ose USD dhe Fibank nuk aplikon komision mirëmbajtjeje për vitin e parë për të gjithë kartëmbajtësit e saj të rinj!

Limiti i kartës së kreditit mund të aplikohet edhe si tërheqje cash nga ATM-të, nje opsion më tepër në vlerat e kësaj karte.  Fibank nuk aplikon asnjë komision për transaksionet online ose në çdo pikë shitje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Të gjithë kartëmbajtësit e Fibank mund ta përdorin kartën e tyre pa limit. Ripagimi i kartës është i përshtatur në këste të vogla mujore duke filluar nga minimumi 5%.

Me sigurinë 3D Fibank, klientët tanë gëzojnë mbrojtje maksimale për të gjitha blerjet e tyre online. Të gjitha kartat e kreditit e Fibank janë pa kontakt duke përdorur më së miri veçoritë "prek & paguaj".