SME Relationship Manager
BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA
NJOFTIM PUNE
Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:
SME Relationship Manager në Departamentin SME
Përshkrimi i Punës:
SME Relationship Manager është përgjegjës për:
- Gjetja e Klientit, prezantimi dhe negocimi i kushteve të Bankës.
- Studimi, analiza e aplikimeve për dhënie kredish bankare, garancish bankare dhe shërbimesh të tjera.
- Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me propozimet e kredisë.
- Administrimi i të gjitha marrëdhënieve të kredisë.
- Monitorimi i performancës së klientit.
Kompetenca / Aftësitë:
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Financë ose Ekonomi
- Preferohet 2 vjet eksperience bankare
- Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera për analiza financiare, punë të mirë ekipore
- Njohuri shumë të mira pune të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office
Ne ofrojme:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
- Paketë financiare konkurruese.
- Mundësi trajnimi.
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV të përditësuar në Anglisht
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 23.12.2025.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.