Specialist i ri i Mbështetjes së Operacioneve në Departamentin e Kartave

BANKA E PARE E INVESTIME – ALBANIA SHA

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Specialist i ri i Mbështetjes së Operacioneve në Departamentin e Kartave

Përshkrimi i punës:

 

Specialist i ri i Mbështetjes së Operacioneve është përgjegjës për:

  • Mbështetje ditore në aktivitetet e Departamentit të Kartave
  • Trajton të gjitha kërkesat e pranuara përmes kanaleve të ndryshme, siç janë shërbimi ndaj klientit, rrjeti i degëve, etj.
  • Përgatit dhe ndihmon me nevojat ditore/raportuese sipas kërkesave të Departamentit të Kartave
  • Ruan siç duhet dokumentet origjinale që lidhen me punën dhe ndjek procesin e arkivimit në përputhje me procedurat.

Kompetencat / Aftësitë:

  • Diplomë universitare
  • Aftësi të mira në analizën dhe përpunimin e të dhënave
  • Aftësi shumë të mira në anglisht, si në të shkruar ashtu edhe në të folur
  • Aftësi të mira në MS Office
  • Qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar dhe për t'u përshtatur shpejt brenda një ekipi
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të punuar në ekip.

Ne ofrojmë:

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

  • CV të përditësuar në Anglisht

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqenwww.fibank.al.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 24.12.2025.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.