SPECIALIST I LARTE AUDITIMIT TË BRENDSHËM

First Investment Bank – Albania Sha, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, kërkon të punësojë një individ të kualifikuar për pozicionin e Specialistit në Departamentin e Audtit të Brendshëm në Zyrat Qendrore, në Tiranë.

Përgjegjësitë:

Nën drejtimin e drejtorit të departamenteve të auditimit të brendshëm, Specialistit është përgjegjës për:

  • Kryerja në kohë e auditimeve të brendshme në përputhje me Planin Vjetor të Auditimit të miratuar.
  • Kryerja e vlerësimit të riskut të departamenteve/njësive brenda afatit kohor, për të kuptuar objektivat, strukturën, politikat, proceset, kontrollet e brendshme dhe rregulloret e organizatës, identifikimin e fushave të riskut dhe përgatitjen e fushëveprimit dhe objektivave të auditimit.
  • Vlerësimi i përpuethshmërisë me rregullat dhe kontrollet financiare duke ndjekur hapat e programit të auditimit të: testimit, ekzaminimit dhe analizës së të dhënave, raporteve, praktikave operacionale dhe dokumentacionit.
  • Vlerësimi i risqeve dhe kontrolleve, duke identifikuar fushat e mospërputhshmërisë; vlerësimi i proceseve manuale dhe automatike; identifikimi i dobësive dhe joefikasitetit në procese dhe operacione.
  • Plotësimi i dokumenteve të punës së auditimit, dokumentimi i testeve dhe gjetjeve të auditimit.
  • Ndjekja e planeve të veprimit të auditimeve përkatëse.
  • Sigurimi i përpethshmërisë me politikat, planet, rregulloret e brendshme dhe kuadrin rregullator të Bankës.
  • Kryerja e punëve përkatëse, siç mund të kërkohet.

Kërkesat:

  • Diplomë master (ose ekuivalente) në Kontabilitet, Financë ose Informatikë Biznesi.
  • Minimumi 5 (pese) vite përvojë në sektorin bankar.
  • Njohuri mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm dhe praktikat më të mira bankare.
  • Kuadri rregullator në fuqi i Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera për veprimtarinë bankare.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe njohje e gjuhës angleze në nivel professional.
  • Aftësi për të identifikuar çështjet, për të formuluar mendime, për të nxjerrë përfundime dhe për të rekomanduar zgjidhje në mënyrë të qartë dhe koncize.
  • Planifikimi dhe aftësia organizative janë gjithashtu të nevojshme.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Angazhim për të mësuar të vazhdueshëm dhe gatishmëri për të qenë të përditësuar me zhvillimet e reja në fushën e auditimit.
  • Njohuri pune mbi sistemet e IT dhe produkteve standarde të MS-office veçanërisht Excel dhe Access.
  • Patentë të klasit B.

Ne ofrojmë:

  • Mundësia për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Shpërblimi konkurrues.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillimi i karrierës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Letër aplikimi dhe CV e përditësuar në anglisht

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen në konfidencialitet të rreptë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 12 -17, informacioni personal i depozituar për aplikimin për punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.

Dokumentet do të merren në adresën e mëposhtme:

 

Blvd. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 13, Tiranë

& adresa e-mail: hr@fibank.al 

Afati i fundit për aplikim: 31 Maj 2024