Avantazhet

Nuk aplikohet sigurim jete

Maturiteti

Deri ne 20 vjet

Qëllimi

Blerja e nje pasurie te paluajtshme nga projektet ne ndertim nga nje kompani me te cilen banka ka lidhur nje marreveshje bashkepunimi.

Shuma maksimale

deri ne 70% e vleres se blerjes se prones

Kredi Hipotekore Flexy Collateral


"Financimi nëpërmjet këtij produkti lejon individët të financohen për një pronë, bazuar në marrëveshjen që banka ka me një shoqëri ndërtimi, pa qënë e nevojshme ofrimi i një pasurie si kolateral nga ana e individit."

 

• Afati i ripagimit - deri në 20 vjet

• Shuma e pakufizuar e huasë dhe financimi deri në 70% e çmimit të blerjes së pronës kolateral.

• Nuk aplikohet sigurim jete - jo e detyrueshme

• Pagesa në këste të barabarta mujore

• Norma interesi tërheqëse me periudha fikse 

Qellimi i krediseBlerja e një pasurie të paluajtshme nga projektet në ndërtim nga një kompani më të cilën banka ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi.
MonedhaEUR, ALL
 
Kohezgjatja maksimale240 muaj
Shuma maksimale e kredise

Banka financon deri në 70% të çmimit të shitjes së pronës dhe jo më shumë se një vlerë e paracaktuar në kontratën e nënshkruar ndërmjet bankës dhe shoqerisë së ndërtimit.

 

*10 % e vlerës së përmendur me sipër do të paguhet në momentin e rregjistrimit të pasurisë ne ASHK
 

KolateraliKlienti duhet të paraqesë rregjistrimin e kontratës së sipërmarrjes në ASHK. Pronari i pronës së ofruar si kolateral duhet të firmosi si hipotekues. Prona e ofruar si kolateral duhet të bllokohet në radhë të parë në favor të Fibank dhe pa asnjë bllokim tjetër.
Pagesa
  • Këste mujore të barabarta mujore
Perdorimi i fondeve
  • Transferimi në llogarinë e kompanisë së ndërtimit
Norma vjetore interesi

Leke:

  • 3.5% vitin e parë
  • T bills 12M+ 1.99%, jo me pak se 4.99% për periudhën e mbetur

EUR:

  • EUR: 2.99% fiks për vitin e parë;
  • Euribor 12M + 2.49%, jo me pak se 4.99% për periudhën e mbetur

 

*Norma e interesit do të jetë + 0.75% deri në momentin e rregistrimit dhe hipotekmimit të pronës që po financohet në favor the Fibank

Shpenzime te mundshme shtese per kredine

Kostot shtesë që paguhen nga kredimarrësi të cilat nuk janë përfshirë në koston totale të kredisë:

• tarifat për noterizimin e kontratave të kredisë dhe hipotekës

• tarifat shtetërore të bllokimit të kolateraleve në favor të Bankës;

• tarifa e vlerësimit të pronës

Komision aplikimi

E aplikueshme kur lëvrohet kredia

  • 100 EUR
Mbyllja e parakoheshme e krediseNë rast se huamarrësi dëshiron te ushtrojë të drejtën e tij për të shlyer para kohe një pjesë ose të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së huase, huamarrësi do të paraqese një kërkese me shkrim në Banke që përmban madhësine e shumës së ripagimit dhe datën në të cilën huamarrësi dëshiron të shlyeje një shumë të tillë.
Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte
  • 2% nëse ka ngelur më shumë se 1 vit deri në maturimin e kredisë dhe
  • 1% nëse ka ngelur më pak se 1 vit deri në maturimin e kredisë.
Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit

• zvogëlimin e shumës së këstit të kredisë dhe mbajtja e të njëjtit maturitet të kredisë

• zvogelimim e maturitetit të kredisë dhe mbajtjen e të njëtit këst kredie;

• një kombinim i të dy opsioneve të përshkruara me sipër.

Dokumenta personale për kredimarrësin, bashkëkredimarrësin, garantorin

 

  • Karta e identitetit ose pashaporta
  • Çertifikata familjare, çertifikata personale (të gjeneruara nga e-albania)
  • Vërtetimi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të gjeneruar nga ealbania)
  • Në rast se ka ekspozime – kontrata me bankat e tjera ose institucioneve të tjera financiare

 

Ne rast se të ardhurat nga person fizik:

  • Ekstrakti QKR-së për biznesin (gjeneruar nga e-albania)
  • Bilanci; pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve; deklarata e tatim fitimit të thjeshtuar
  • Pagesat e taksave, të sigurimeve shoqërore & shëndetësore (gjeneruar)
  • Kopjet e kontratave të kredive, overdraftit, leasing-u, kontratat e garancisë, etj., si dhe statusi aktual i borxhit nga bankat e tjera."
     

 

Dokumentat e kerkuara per kompanine e ndertimit:

 

• Leja e ndërtimit per projektin ku ndodhet prona që do të financojme

• Marrveshja me pronarët e truallit

• Dokumentat ligjore të kompanisë (QKR, NIPT)

• Dokumentat financiar