Obligacione Thesari

Obligacionet e Thesarit janë letra me Vlere me maturim afatmesëm dhe afatgjatë duke filluar nga 2 deri në shumë vite. Aktualisht në Shqipëri Obligacionet e Thesarit jane me maturim prej 2, 3, 5, 7 dhe 10 vjetësh.
Obligacionet e Thesarit ofrojnë një interes vjetor të quajtur kupon, i cili përcaktohet në datën e emetimit. Kuponi paguhet çdo 6 muaj deri në maturim te Bondit.

Përqindja e kuponit nënkupton përqindjen vjetore të interesit të aplikuar mbi vlerën nominale që emetuesi pranon ti paguajë mbajtësit te Obligacioneve te Thesarit nga data e emetimit deri në maturim.

Në datën e pagesës së kuponit, paguhet vlera e kuponit. Kjo llogaritet duke aplikuar përqindjen e kuponit mbi vlerën nominale. Vlera e kuponit përfaqëson interesin e fituar nga Obligacionet e Thesarit. Në datën e maturimit,paguhet vlera nominale plus kuponi i fundit.
Nëse data e maturimit ose data e pagesës se kuponit nuk është një ditë pune, vlera nominale dhe pagesa e kuponit do të paguhen në ditën e pare te punes në vijim.

Emetimi

Obligacionet e Thesarit lëshohen në formën e regjistrit, veprime ne llogari, që do të thotë se Obligacionet e Thesarit nuk kanë formë fizike, por investitorit i jepet një certifikatë pronësie ose një certifikatë tjetër për të verifikuar transaksionet e bëra me Obligacionet e Thesarit. Rregjistri i obligacioneve të thesarit mbahet nga Banka e Shqipërisë, ose nga një bankë tjetër e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Shqiptare për këtë qëllim.

Taksimi 

Interesi (kuponi) i Obligacioneve dhe fitimi kapital nga tregetimi eshte subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimet mbahen në datën e pagesës së kuponit dhe/ose ne daten e tregetimit.

Obligacionet e Thesarit te emetuara shiten nëpërmjet ankandeve të organizuara nga Banka Qendrore e Shqipërisë me një afat të rregullt kohor.
Obligacionet emetohen me "par value", që do të thotë se çmimi i saj në momentin e lëshimit të saj është 100% e vlerës nominale.

Obligacionet e Thesarit mund të jene me kupon fiks ose të ndryshueshëm. Ato mund te emetohen në monedhë vendase ose të huaj. Çmimi i blerjes së Obligacioneve llogaritet ne baze te yieldit te pranuar I cili aplikohet mbi te gjithe kerkesat fituese.

Ministria e financave ka të drejtë që të bëjë rihapje te ankandeve.Procedura e zhvillimit të ankandit të rihapur është e njëjtë me proceduren e ankandeve të obligacioneve, dhe individët marrin pjesë në ankandet e rihapura në të njëjtën mënyrë si në ankandet normale të obligacioneve. Në ankandet e rihapura investitorët përfitojnë të njëjtin kupon me ankandin fillestar, por çmimi i blerjes së obligacioneve në ankandet e rihapura përcaktohet nga norma e interesit që do të dalë nga ankandi i rihapur.

Ankandet Benchmark Fibank ofron dhe sherbimin e ndermjetesimit per pjesemarrje ne  ankandet benchmark. Procedura e zhvillimit të ankadeve benchmark është e njëjtë me proceduren e ankandeve të obligacioneve, por  individët mund te marrin pjesë vetem me kerkesa konkuruese. Investitorët përfitojnë të njëjtin kupon por çmimi i blerjes së obligacioneve përcaktohet nga norma e interesit qe ka vendosur vete klienti.

Kushtet e punes per pjesemarrje ne treg primar.

Norma fillestare e emetimitPercaktohet ne baze te yieldit me te larte te pranuar.
Shuma minimale per pjesemarrje me ankand500,000.00 ALL/ 3,000 EUR
Shuma maksimalePer kerkesa jokonkuruese eshte deri ne LEK 50 million/ EUR 100,000 Per shumat mbi 50 million ALL/100,000 EUR, kerkesat klasifikohen konkuruese.
Rritja e vleres se investimitShuma mund te rritet me shumefisha te 100,000.00 ALL/1,000 EUR

Fibank ofron mundësi për individët që të marrin pjesë në këto ankande të në treg primar (organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë) në sportelet e saj bankare.
Ju mund të merrni pjesë në këto ankande duke autorizuar Fibank për të marrë pjesë në ankand në emrin tuaj.


Shënim: Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni Departamentin tonë të Kujdestarisë dhe Depozitarit.

Tregu sekondar është tregu ku një investitor blen një Leter me vlere nga një investitor tjetër, te ndryshem nga emetuesi.

Tregu sekondar i Letrave me Vlerë është i organizuar përmes telefonit, REUTERS dhe formave të tjera të komunikimit përmes "tregtarëve".

Fibank shet Obligacione Thesari nga portofoli i saj nga disa ankande me afate të ndryshme të maturimit. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.

Fibank blen Obligacione Thesari nga ate gjitha ankandet te cilat kanë te pakten 1 ditë te mbetur deri në maturim. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.

Kuotimet e letrave me vlere mund ti gjeni ne tabelen e kuotimeve ose ju mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e letrave me Vlere ne tregun sekondar. Data e transaksionit është T + 2.

Tregu me pakise është tregu ku banka shet direkt tek individët. Obligacionet e Thesari tregtohen lirshëm, ato mund të shiten dhe të blihen para afatit te maturimit ne te gjitha bankat tregetare. Tregetimi mund të bëhet nga të gjitha subjektet e licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare te Shqipërisë.

Fibank, si një nga bankat e licencuara për të praktikuar në këtë aktivitet, organizon tregtinë e Obligacioneve te Thesarit në të gjitha rrjetet e saj të degëve.

Fibank blen Obligacione Thesari të shitura në ankandet e tregut primar, të shitura nga portofoli i saj ose nga një bankë tjetër e licencuar si ndërmjetës. Për të kryer këtë lloj transaksioni është e nevojshme që obligacioni i thesarit te kete te pakten 1 dite të mbetur deri ne maturim.

Fibank shet obligacione të thesarit nga disa ankande me maturime të ndryshme. Për këtë lloj shërbimi ne nuk aplikojmë asnjë tarifë komisioni.

Fibank shet obligacione Thesari me një vlerë minimale prej 500,000 ALL/ 3,000 EUR në lekë, e cila rritet me shumefisha te 100,000.00 ALL/ EUR 1,000. Fibank tregton Bono Thesari nga ankande me afate të ndryshme maturimi.

Obligacionet e Thesarit blihen/shiten me cmim , zbritje / prim nga vlera nominale e saj ne perputhje me Yieldin e tregut. Në ditën e transaksionit investitori paguan çmimin e blerjes dhe interesin e llogaritur i cili përcaktohet nga banka.Kuponi paguhet I plote ne daten e pageses se tij.

Çmimet / kuotat e Obligacioneve të Thesarit luhaten në bazë të situatës së likuiditetit dhe kerkese /ofertes se tregut.
Kuotimet e letrave me vlere mund ti gjeni ne tabelen e kuotimeve ose ju mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e letrave me Vlere ne tregun sekondar. Data e transaksionit është T + 2.