Fiskalizimi

Fibank eshte banka e pare ne Shqiperi qe ka marre çertifikim per te kryer hapat e procesit te fiskalizimit. 

Fiskalizimi i faturave te mallrave apo të shërbimeve është një sërë masash që zbatohen nga cdo biznes, për të mundësuar kontrollin efikas të qarkullimit, të realizuar me apo pa para në dorë. 

Ne thelb te ketij procesi qendron raportimi i cdo fature ne kohe reale prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

 

Optimizimi i pageses se faturave elektronike 

  • Fibank ka pare mundesite e mira dhe risite qe ky proces ka sjelle, duke optimizuar kohen e realizimit te nje transaksioni pagese. 
  • Te gjitha te dhenat e pageses duke perfshire dhe detajet bankare, merren automatikisht nga kodi QR i fatures elektronike duke shkurtuar ne menyre te ndjeshme kohen e ekzekutimit te nje transferte, qofte kjo edhe nderbankare. 
  • Fibank ofron edhe pagesen e shume faturave elektronike ne nje transaksion te vetem duke shkurtuar keshtu kohen dhe shpenzimet e klienteve. 

 

Fatura elektronike

  • “Faturë elektronike” është fatura e lëshuar, dërguar dhe pranuar në format elektronik, që lejon përpunimin e saj automatik dhe elektronik.
  • Për efekt të identifikimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës NIVF, në momentin e deklarimit. 
  • Cdo fature duhet te kete kodin QR qe mban te dhenat e leshuesit dhe bleresit, shumen, monedhen si dhe te dhenat e pageses. 

 

Pagesa e nje fature elektronike 

  • Banka ka detyrimin qe cdo fature elektronike e paguar ne cilindo kanal te ofruar prej saj pra dege/internet/mobile te raportohet ne kohe reale ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. 
  • Per te bere raportimin online dhe per te ekzekutuar te gjitha hapat e procesit te fiskalizimit zgjidhja software qe perdoret duhet te jete e certifikuar. 
  • Fibank eshte Banka e pare ne Shqiperi qe e ka marre kete certifikim.