Ria Money Transfer

Ruaj paratë tuaja në mënyrë të sigurt dhe përfitoni më shumë!

Fibank ju ofron mundësinë që të kurseni paratë e tërhequra nga Ria direkt në llogaritë e kursimit ALL/EUR/USD, duke përfituar nga interesat konkurruese. 

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të sigurojnë kursimet e tyre dhe njëkohësisht të rrisin vlerën e parave me norma interesi të larta.

 

Ria Money Transfer është një nga kompanitë më të mëdha në sherbimin e transferimit të parave ne gjithe boten. Ria është pjesë e grupit ndërkomebtar Euronet worldwide dhe ka mijëra pika në 159 vende të botës. Klientët që paraqiten në deget e Fibank për të marre ketë sherbim nuk paguajnë komisione shtesë, përvecse ato të paraqitura nga Ria. 

 

Avantazhet e RIA:

  • Rrjet i gjërë në mbarë botën.
  • Transferta të shpejta të sigurta brënda pak minutash.
  • Mundësi transfertash në monedha të ndryshme.

 

Si të dërgoni fonde me Ria:

  • Paraqituni pranë degës më të afërt të Fibank me një mjet identifikimi të vlefshëm.
  • Procesoni me pagesën pranë sportelit
  • Merrni mandatin e firmosur së bashku me kodin PIN.
  • Kodi PIN ëshë i nevojshëm për tërheqjen e fondeve nga përfituesi.

 

Si të tërhiqni fonde nga Ria:

  • Paraqituni pranë degës më të afërt të Fibank me një mjet identifikimi të vlefshëm.
  • Jepni Kodin PIN të pagesës pranë sportelit dhe procesoni me tërheqjen e fondeve.

Shërbimi i Ria Money Transfer ju ofrohet në çdo degë të FIBANK (E hënë - E premte, nga 08:30  deri 16:30).