Fibank Mobile
Platforma dixhitale
Platforma dixhitale Fibank eshte sherbimi elektronik bankar i ofruar nga Fibank Albania, permes te cilit ju mund te kryeni veprime te ndryshme bankare duke perdorur telefonin, kompjuterin ose tabletin. Ju mund te kontrolloni llogarite, kursimet dhe kredite ne kohe reale, ose te transferoni para kundrejt llogarive ne Fibank, ne bankat e tjera ne Shqiperi ose jashte vendit: transferta, pagesa te faturave utilitare, pagesa/rimbushje te kartes se kreditit dhe me shume:
- Te gjitha veprimet bankare ne doren tuaj.
- Vetesherbim nga klienti.
- I lehte per t’u perdorur. (Identifikim me shenje gishterinjsh/fytyre)
- Mesatarisht i thjeshte ne regjistrim.
- Shume i lehte ne aksesim.
- Menu e thjeshte per t’u perdorur. Mund te perdoret edhe nga femijet.
- Plotesisht i sigurte per te kryer transaksione: - (Identifikim me shenje gishterinjsh/fytyre) ose kod PIN.
- I disponueshem ne cdo moment; 24 ore ne 7 dite te javes.
- Llogarite – Pasqyre te llogarise, dhe te dhena mbi llogarite. Emertim te llogarive sipas deshires, per shembull «Paga».
- Transferta:
- Ndermjet llogarive te klientit;
- Tek kliente te tjere brenda Fibank;
- Transferta ne LEK brenda Shqiperise;
- Transferta ne SWIFT ne EURO, USD, etj;
- Model te gatshem per transfertat. Nje klikim dhe kryen transferten;
- Kartat e Debitit => Limitet, transaksionet, statusin (aktiv apo i bllokuar etj).
- Detyrimet e mia => Pagese te kestit me nje klikim.
- Sherbime utilitare => OSHEE, Albtelekom, Abcom etj.
Je klient i ri ne platformen dixhitale?
Hapat qe duhet te ndjekesh:
- Shkarko aplikacionin Fibank Mobile ne Google PlayStore ose App Store.
- Ne faqen kryesore kliko butonin “Fillo” per te filluar regjistrimin. Zgjidh nje emer perdoruesi dhe fjalekalim sipas deshires. Ploteso te dhenat e regjistrimit me te dhenat personale, mos harro te vendosesh adresen e e-mailit dhe numrin e celularit.
- Ne kutine tende postare do te vije nje e-mail konfirmimi (nje kod); kete kod duhet t’ia japesh bankierit personal. Paraqitu ne degen me te afert Fibank per te perfunduar regjistrimin.
- Ne dege bankieri personal do te kerkoje te nenshkruash dokumentat perkatese dhe do te te pajise me nje kod PIN qe do te perdoret vetem nje here.
- Rikthehu ne aplikacion dhe vendos kodin PIN te dhene nga banka.
- Me pas vendos nje kod PIN 6 shifror te zgjedhur nga ty. Bej kujdes, te jete jo i thjeshte pasi ky eshte kodi yt PIN per te aksesuar aplikacionin. Gjithashtu mund te perdoresh edhe shenjen e gishtit ose identifikim me fytyre ne telefonin tuaj. (Klikoni ketu per me shume detaje)
Je klient ekzistues ne E-Banking dhe deshiron te regjistrohesh ne platformen dixhitale?
Hapat qe duhet te ndjekesh:
- Shkarko aplikacionin Fibank Mobile ne Google PlayStore ose App Store.
- Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” per te filluar regjistrimin.
- Vendos te njejtin emer perdoruesi dhe fjalekalimin qe perdor per E-Banking.
- Paraqitu prane deges me te afert Fibank per te perfunduar regjistrimin. Ne degen Fibank, bankieri personal do te te kerkoje te nenshkruash dokumentat perkatese si edhe do te te pajise me nje kod PIN qe do te perdoret vetem nje here. (Klikoni ketu per me shume detaje)
Tarifa mujore e sherbimit elektronik FALAS Gjenerimi i fjalekalimit te ri 1 EURO Transfertat brenda llogarive te Fibank FALAS
Limitet e transaksionit
Limiti ditor per palet e besuara, pagesat e sherbimeve utilitare dhe pagesat e buxhetit => 250,000 Leke ose ekuivalent ne monedha te tjera.
Limiti ditor per te tjere => 250,000 Leke ose ekuivalent ne monedha te tjera.
Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” për të filluar rregjistrimin
Vendos të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim që përdor për E-banking.
Paraqituni pranë degës më të afërt Fibank për të përfunduar rregjistrimin. Në degën Fibank personeli do ju kërkojë të nënshkruani dokumentet përkatëse si edhe do ju pajisë me një kod 6-shifror PIN një përdorimësh për aplikacionin tuaj.
Për telefonat/tabletat android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta iOS mund ta shkarkojnë nga App Store.
Ne rast humbjeje të pajisjes celulare ku keni të instaluar aplikacionin Fibank Mobile, kontaktoni ne 0800 0111.
1. Hapni mobile app
2. Klikoni menunë “Konfigurime”
3. Klikoni opsionin “Ndrysho kodin PIN”
4. Vendosni PIN aktual
6. Vendosni PIN e ri dhe ta rikonfirmon
Paguaj faturat e fiskalizuara të lëshuara në emër të biznesit tuaj më shpejt dhe më lirë përmes aplikacionit Fibank Mobile.
Faturat elektronike janë një mënyrë moderne dhe e sigurt për të menaxhuar transaksionet tuaja, duke përmbushur standardet e fiskalizimit të kërkuara nga legjislacioni. Çdo faturë e fiskalizuar përmban një QR kod unik, i cili përfshin të gjitha informacionet e nevojshme për pagesën, si të dhënat e përfituesit, shumën dhe përshkrimin e transaksionit. Me aplikacionin Fibank Mobile, ju mund të skanoni lehtësisht këtë kod për të realizuar pagesa pa pasur nevojë të vendosni manualisht të dhënat.
Arsyet pse duhet të përdorni aplikacionin Fibank Mobile për pagesat tuaja:
- Shpejtësi dhe thjeshtësi – Skanoni QR kodin e faturës dhe të gjitha të dhënat e nevojshme plotësohen automatikisht. Kurseni kohë duke shmangur vendosjen manuale të të dhënave dhe realizoni pagesa me vetëm disa klikime.
- Kostot më të ulëta – Përdorimi i Fibank Mobile për pagesat tuaja ofron komisione më të ulëta krahasuar me metodat tradicionale, duke ulur kostot tuaja operative.
- Monitorim në kohë reale – Me Fibank Mobile, mund të monitoroni llogaritë tuaja bankare dhe historinë e pagesave në kohë reale.
- Komoditet – Fibank Mobile ju lejon të kryeni pagesa nga kudo dhe në çdo kohë, direkt nga telefoni juaj celular, pa pasur nevojë të vizitoni degën bankare ose të përdorni një kompjuter.
- Eliminimi i gabimeve – Procesi i skanimit të QR kodit eliminon gabimet që mund të ndodhin gjatë futjes manuale të të dhënave, duke rritur saktësinë e transaksioneve.
Si të paguani një faturë:
- Hyni në llogarinë tuaj në Fibank Mobile duke përdorur kredencialet tuaja.
- Në menynë "Transferta", zgjidhni një nga opsionet për pagesën e faturave:
- Transferta brenda Fibank (Transfer within the Bank)
- Transferta jashtë bankës në LEK (Transfer to another bank in LEK)
- Transferta në monedhë të huaj (Transfer in foreign currency)
- Zgjidhni llogarinë nga e cila dëshironi të kryeni pagesën.
4.Skanoni QR kodin që ndodhet në faturën elektronike. Të dhënat e përfituesit plotësohen automatikisht.
5.Përfundoni pagesën duke konfirmuar transfertën.